Lekura e hidratuar duket e re, elastike dhe me ngjyre te shendetshme. Ne shtesat e lekures, nje substance qe quhet acid hilauronik, ka aftesine te lidhe molekulat e ujit dhe ti jape lekures fleksibilitetin dhe butesine qe e karakterizon. Gjate plakjes, prodhimi i acidit hilauronik reduktohet dukshem,prandaj lekura nuk eshte me ne gjendje te ruaje niveline saj optimal te hidratimit duke u shfaqur keshtu shenjat e para te plakjes si renia e elesticitetit dhe rudhat e vogla te mimikes.
Megjithate, edhe nese lekura eshte e re, mungesa e konsumimit te mjaftueshem te ujit do ta dehidratoje ate e nese lekura juaj eshte e dehidratuar, ajo ndihet e terhequr, buzet plasariten, lekura e pellembve te duarve dhe shputave te kembeve thahet.